Tiranë, 13 Maj- Rreth 10 ton ndihma materiale të mbrojtjes personale kanë mbërritur sot në Shqipëri si ndihmë nga shteti i Katarit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke falenderuar ambasadorin e shtetit të Katarit, Ali Hammad Al Marri, tha se këto mjete do të shkojnë në ndihmë të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të përballjes me COVBID19.

“Ne gjithmonë e kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë mbështetjen që shteti i Katarit, Emiri i Katarit ka treguar në kohë të vështira që Shqipërië. Ashtu sikurse ishte rasti i tërmetit, edhe në këtë moment të vështirë në përballjen me COVID19, kanë treguar solidaritet me ndihmat të cilat sot po sillen në Shqipëri për personelin shëndetësor, për materialet e mbrojtjes personale dhe të tjera materiale mjekësore të nevojshme për të tejkaluar këtë situatë”, tha Manastirliu. Duke falenderuar ministren Manastirliu për vlerësimin e gjestit, ambasadori i shtetit të Katarit, Ali Hammad Al Marri, tha se shteti I Katarit do të jetë gjithnjë në krah të popullit mik shqiptar. Janë rreth 10 ton ndihma që sot dhurohen për Shqipërinë, 660 mijë copë maska; 15 mijë mbrojtëse për fytyrën; 30 mijë syze dhe 7500 veshje speciale.