Lajme të mira vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë. Gruaja shtatzënë nga Fieri, e prekur nga COVID 19 ka rezultuar negative, në dy teste duke fituar kështu betejën me koronavirusin.Urime nga Ministria e Shëndetësisë thanë, se gruaja në muajin e tetë të shtatzanisë, ka lënë pak caste më parë spitalin.
Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, u prek nga COVID 19, pasi vizitoi prindërit e saj në Tiranë, të prekur nga ky virus. Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier, por fatmirësisht për stafin mjekësor të Infektivit ajo sot gëzon shëndet të plotë.