Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot disa histori njerëzore. Bëhet fjalë për edukatoren Besa Bejko dhe stafin e perkujdesit social në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se edukatorja dhe të tjerët, janë izoluar në këtë institucion ku iu shërbejnë fëmijëve.
Mesazhi i ministres Manastirliu:
Edukatore Besa Bejko shërben çdo ditë me shumë përkushtim për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve pa kujdes prindëror të shtëpisë së madhe “Zyber Hallulli” në Tiranë Prej plot 50 ditësh, Besa nuk i takon fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeçarë, e vetëkarantinuar në shtëpinë e fëmijëve, në këtë situatë të pazakontë. Ashtu si Fiorentina, Lirimi, Antigoni, Flora, Herjona, Fitnete dhe Alltana, një pjesë e stafit të qendrës tonë të përkujdesit social, që janë izoluar për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të “Zyber Hallullit”. Krenare për #sakrificën e ekipeve tona të kujdesit social ppp#RESPEKT për njerëzit e punës!#BASHKË