????????????????????????????????????

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket kërkesës për caktimin e masës së përkohshme, atëherë ky vendim do të respektohet.

Ai tha se nuk do të bëhet asnjë lëvizje drejt mbajtjes së seancës derisa të merret një vendim final rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa në një konferencë për media bashkë me Avdullah Hotin tha se do të respektohet procedura dhe vendimi i Kushtetueses, nëse do të shtyhet apo jo seanca e së shtunës.