Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it.
Aktorja e njohur e humorit dhe moderatorja Dembacaj herë pas here na zbulon më shumë rreth jetës së saj private dhe se si po i kalon këto ditë në karantinë së bashku me Markun.
Ditën e sotme moderatorja ka postuar një video në Instagram ku tregon një unazë me gur të cilën e ka vendosur tek gishti i fejesës.
Mos ndoshta Rudina dhe Mark Frroku e kanë çuar në një hap më tej lidhjen e tyre, duke u fejuar?! Kjo mbetet pët t’u zbuluar në vazhdim.