Kjo fundjavë të mbyllur i ka mërzitur të gjithë. Por edhe sa do të vazhdohet me masa kufizuese, dhe a mund të hiqen tërësisht ato ndërkohë që zinxhiri i infektimeve nuk është ndërprerë? Epidemiologia Eugena Tomini, në një lidhje për Ora News, tha se nëse shifrat do të jenë të qëndrueshme si tani, masat mund të hiqen tërësisht në fund të majit.
“Besoj që fundi i majit të na sjell këto indikatorë po stabël, për të sjellë relaksim të masave, sikurse janë kufizimet e fundjavës, lëvizja e automjetet dhe transporti publik, në të gjithë vendit, pa pasur kufizime. Shpresojmë që këta indikatorë kundrejt rritjes së numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, të cilat po monitorohen, që java në vijim të çojë drejt fundit ose relaksimit total në raport me Covid-19”.