Bie lista e shperndare dje nga aktivistet e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit me disa emra qe shpreheshin kunder ndertimit te Teatrit te Ri. Ne fakt, eshte aktorja e njohur Enerjeta Jani Fuga, e cila e ka përgënjeshtruar listën e shpërndarë nga Aleanca si te pavertete. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja e njohur që numëron me dhjetra role në skenën e teatrit, thote se është pro godinës së re të teatrit dhe ka firmosur vetem peticionin drejtuar Presidentit dhe krerëve politikë, ku kerkohet hapja e rrugës se ndërtimit të nje teatri te ri.
“Unë Jam shprehur që në fillim që jam për një Teatër të RI. Procesi i teatrit të ri ka kaluar shumë faza dhe mund të jetë arsye që kolegët e mi të jenë keqkuptuar apo kanë keqpërdorur emrin tim. Unë mbrëmë kam firmosur dhe e theksoj përsëri që jam për teatër të ri”, shkruan aktorja Enerjeta Jani Fuga.