Mjeku infeksionit Tritan i ftuar në “Provokacija” tha se virusi ka një kohështrirje më të gjatë, ndërsa shtoi se ka një presion të shtuar për kujdesin që duhet treguar ndaj tij.

Kalo tha se sistemi imunitar ka të bëjë me sistemin e vaksinimit. Ai shpjegoi se vendi ynë ka një popullatë realtivisht të re me një terren që na favorizon. Sipas tij struktura e ushqimit bazohet në ushqimin proteinik dhe në këtë mënyrë proteinat janë ato që shërbejnë për të mbajtur gjallë imunitetin.

Një ndër faktorët që përmendi mjeku infeksionist ishte edhe ai klimatik duke u bërë në këtë mënyrë edhe aletatët në luftën e kësaj pandemi.

“E para barrierë imunologjike që preket është barriera e tubit tretës. Nëse fëmija nuk kontakton me mjedisin që e rrethon nuk krijon rezistencë. Mënyra e vaksinimit, imunizimit të popullatës, ushqyerjes dhe sjelljes ndaj mjedisit që na rrethon janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Kalo.