-“Më në fund, Shqipëria do të ndërtojë teatrin e parë të shekullit të XXI”, shprehet për ATSH, aktori i mirënjohur Artan Imami. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Imami u shpreh sot se “ndërtimi i një teatri të ri është edhe një turp për ata që e kanë pasur në dorë e detyrim të bënin diçka dhe nuk kanë bërë asgjë”.
“Mendimi im është që më në fund pas një historie të shumë debatuar, të shumë diskutuar, të zhvilluar për mirë, erdhi një moment që sigurisht që është i trishtuar për ata që e kanë pasur jetën të lidhur me teatrin, por është edhe moment i parë që Shqipëria do të ndërtojë teatrin e parë të shekullit XXI, gjë që bën një turp të vërtetë për të gjithë ata që e kanë pasur në dorë dhe detyrim ta bënin këtë gjë”, shprehet Imami për ATSH.
Më në fund, vijon Imami në prononcimin për ATSH, pas aventurave të çuditshme ku personazhe nga më të rëndësishme dhe anonimë të gjitha llojeve dhe ngjyrave kanë thënë, thonë dhe bëjnë, e do të thonë në të ardhmen, hedhja e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar për të realizuar një projekt shumë ambicioz, do të qetësojë shpirtrat e atyre që ishin pro apo kundër ndërtimit të teatrit në atë vend, në atë truall”.Sipas Imamit, ndërtimi i një teatri të ri modern ka rëndësi dhe kuptim jo vetëm për të si aktor, por edhe për ata që nuk janë më në jetë.“Jo vetëm per mua por për ata që tashmë nuk janë në jetën ka kuptim”, shprehet aktori i njohur i skenës shqiptare, Artan Imami. z.tosku