Në Spanjë, skuadrat e La Liga kanë nisur stërvitjet në përgatitje për rifillimin e kampionatit që parashikohet për në muajin qershor.
Pas Barcelonës, ishte radha e futbollistëve të Atletico Madrid që të shkonin në qendrën stërvitore për të zhvilluar stërvitjen e parë. Futbollistët dhe trajneri Diego Pablo Simeone u paraqitën në fushë me maska në fyture dhe doreza teksa rifuilluan aktivitetin e përditshëm pas 2 muajsh pauze për shkak të pandemisë koronavirus.
Në stërvitje u formuan 2 grupe lojtarësh që e bënë stërvitjen e tyre në Mahadahonda njëri pas tjetrit. Bashkë me Simeonen ishte edhe mjeku Ortega, edhe ky i pajisur me maska dhe doreza si dhe futbollistët Gimenez, Felipe, Hermoso, Arias Vrsaljko dhe Savic që u stervitën në 2 fusha.
Më pas u erdhi radha Thomas, Kokes, Saul, Herrerës, Moratës dhe Diego Costas dhe në fund u stërvitën 3 portierët. E gjithë seanca e parë stërvitore e Atletico Madrid zgjati 1 orë e 15 minuta. Ditën e hënë do të jetë Reali i Madridit që do të nisë stërvitjen e tij. Ashtu sikurse Barcelona, edhe te klubi Merenges nuk u shënua asnjë rast pozitiv me koronavirus nga testet e kryera ditët e kaluara.