Ministrisë së Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD se në institucionin e ministrisë ka rënë një zjarr ku sipas demokratëve janë djegur dokumetat e tenderave sekret.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë e-maili që u publikua nga demokratët nuk vërteton akuzën e tyre, duke theksuar se nuk ka rënë zjarr në këtë institucion. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e- maili është një tërheqje vëmendje për një punonjëse për një incident, ndaj të cilës është marrë masa administrative.

“Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.

Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri. Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës,

Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.