Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e Qarkut të Elbasan dhe Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvilluan takime me përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Elbasan për t’u njohur me përfitimin e paketave ndihmëse financiare gjatë kohës së pandemisë.
Balla u kërkoi kamarierëve të reklamojnë produktet shqiptare dhe ringjallja e zinxhirit ekonomik të vendit do të jetë më e shpejtë.Socialisti theksoi se shqiptarët duhet të bëhen sa më shumë patriotë sa i takon faktit që të konsumojnë produktet “Made in Albania”. Madje ai nuk ka pa përmendur edhe faktin se dy birrat, prodhim shqiptar, Birra Korça dhe Birra Tirana janë ato që pëlqehen nga konsumtarët dhe që duhet të promovohen për t’u konsumuar.
“Ajo që është me rëndësi dhe që duhet të bëhemi sa më shumë patriotë, është që të konsumojmë sa më shumë produkte ‘Made in Albania’. Më mirë bëni më shumë reklamë Birrën Korça, apo Birrën Tirana, se sa të pimë të huaja. Jam i sigurt se Birra Korça dhe Birra Tirana janë dhe më cilësore dhe më të freskëta. Madje dhe shqiptarët i pëlqejnë.”, -tha Balla.