Bashkësia Islame përmes një njoftimi për media ka njoftuar se kanë nxjerrë vendim se namazi i Fitër Bajramit nuk do të falet në xhamitë e Kosovës për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.
BIK-u ka njoftuar se gjatë kohës së namazit, në kohën reale, Naim Tërnava do t’i drejtohet besimtarëve me mesazhin e Bajramit.
“Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit”, thuhet në njoftim.
BIK-u u ka kërkuar besimtarëve që t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe t’i respektojnë ato.