Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori, Luigi Soreca përkujtoi sot përvjetorin e parë të operacionit të përbashkët Frontex jashtë BE-së në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë , me rojet kufitare nga shtetet anëtare të BE-së.

Ambasadori Soreca u shpreh se, BE kontribuon me 5.9 milion euro në Shqipëri në kontrollin efektiv të kufijve dhe trajtimin e krimit ndërkufitar.

“Sot është përvjetori i parë i operacionit të përbashkët Frontex jashtë BE-së në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë , me rojet kufitare nga shtetet anëtare të BE-së . BE kontribuon me 5.9 milion € në Shqipëri në kontrollin efektiv të kufijve dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.