Belgjika po ndërmerr hapin e madh lidhur me lehtësimin e masave nga koronavirusi, duke lejuar hapjen e dyqaneve nën kushte të rrepta. Edhe pse transporti publik në Bruksel u përfshi nga greva, drejtuesit e autobusëve nuk ndiheshin të sigurt nën masat paraprake të virusit. Dje autoritetet lejuan që qytetarët mund të takojnë deri në katër të afërm ose miq, duke i dhënë mundësine shumë familjeve të festojnë të kufizuar Ditën e Nënës.
Disa spitale filluan trajtimin e pacientëve me probleme jo urgjente dhe gjykatat u hapën përsëri, por me orar të kufizuar. Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në transportin publik dhe tashmë shumë pronarë dyqanesh kanë kanë dezinfektuar ambientet duke i bërë gati për hapje.