Nga Erion Braçe/
Kam zgjedhur te them disa fjale sot, ne diten kur Mafia vrau barbarisht nje gjykates simbol te luftes kunder saj, nje frymezim Giovani Falcone dhe, ne javen qe me kujton hyrjen ne politike permes barbarise me te drejten jetike per te zgjedhur e per tu zgjedhur, ne fund maj 1996 26Maj; Per Reformen n Drejtesi, politiken e piste, shoqerine e PartineSocialiste!
1. Reforma ne Drejtesi eshte angazhimi me i madh i Partise Socialiste ne 30 vite! E nisem vetem, fale kurajos se burrave e grave te votuar per te sanksionuar realisht drejtesine e barabarte, si palcen e nje shoqerie ku pabarazia e padrejtesia, kane krijuar statuse te turpshme duke ndare qytetaret ne te hetueshem, gjykueshem, denueshem dhe ne te pahetueshem, pagjykueshem, padenueshem-nje pakice politikanesh, qeveritaresh, biznesmenesh, kriminelesh, prokuroresh e gjykatesish, bere bashke ne nje sistem sa talles, po aq te dhunshem e kriminal. Kerkuam partnere kombetar ne politike, duke besuar se cdonjeri prej tyre kish kuptuar se zullumi ishte trashur aq shume sa skishte; Beme perpjekje shpesh edhe qesharake per tu nxjerre friken-atyre e jo vetem, duke besuar se drejtesia e barabarte, e paster e profesionale per te gjithe, eshte shume me mire se ajo e kontrolluara qe nuk te heton, as gjykon, si shenje e pushtetit tend te forte por qe te mban varur e kurre te qete per nje krim te kryer e te pa hetuar, gjykuar, denuar.
Nuk i patem kurre partnere, nuk i kemi as sot! Perkundrazi, luftetare dje e luftetare sot kunder Reformes ne Drejtesi! Lumturisht gjetem partnere SHBA e BE, ata asistuan, mbeshteten, mbikqyren ne cdo kohe reformen e plote e po e bejne edhe tani gjate zbatimit te saj! Por mbi te gjitha, kerkuam, gjetem, morrem mbeshtetjen e shumices derrmuese te shqipetareve te zakonshem! Ne qershor 2017 ne jemi votuar per reformen nedrejtesi, Ate qe kishim bere deri atehere dhe ate qe do vijonim te benim per drejtesine e barabarte! Nen mandat prej atyre votave, une nuk e harroj kurre kete!
2. Reforma ne Drejtesi ka disa shtylla baze;pastrimin e sistemit te drejtesise nga prokurore e gjyqtare te varur e te korruptuar,- ngritjen e institucioneve te qeverisjes se drejtesise, jo nga politika- presidenti, qeveria, kuvendi deputetet maxhoranca;emerimin e prokuroreve nga institucionet e drejtesise, jo nga politika-presidenti, qeveria, kuvendi deputetet maxhoranca;hetimin penal te cdo prokurori e gjykatesi te gjetur ne shkelje te ligjit per pasurine e jo vetem.
Troc: Reforma ne drejtesi ju heq prokuroret e gjykatesit e tyre politikaneve-deputeteve e ish te tille, qeveritareve e ish te tille, i heq sistemit prokuroret e gjyqtaret e korruptuar, keshtu edhe biznesmeneve e krimineleve me pushtet te paligjshem. I ben te barabarte me qytetarin e zakonshem; Te gjithe te barabarte para ligjit, pavaresisht pushtetit, pasurise, fuqise kriminale- sic kushtetuta thote!
3.Ne kete vend, mungesa e drejtesise por dhe drejtesia e varur politikisht, ekonomikisht pertej ligjit tek politikane, disa biznesmene, kriminele, ka legjitimuar krime te perbindeshme dhe pabarazine me te dhunshme qe mund te egzistoje; E di qe nuk kam konsensus politikanesh por shoqeror patjeter qe kam per dy prej tyre: Krimin politik dhe ekonomik, qeverises te gerdecit, Krimin politik dhe te dhunshem, Qeverises te 21 janarit!
Jane vrare prej korrupsionit ne pushtet e pushtetit te tmerruar nga te shtypurit e korrupsionit, 26 burra, djem, gra e vajza, femije, madje femije ne bark te nenes ne Gerdec e 4 burra, baballare ne Bulevard; Asnje nuk ndodhet ne burg sot kur qeveritare pergjegjes, administratore, vrases direkt duhet te ishin ne burg perjete! A ka me padrejtesi se kjo? Eshte e pashembullt qe ne 30 vite, nder qeveritare, politikane te perzier ne shperdorim te detyres, korrupsion, vjedhje e pasurim te paligjshem, vrasje barbare sic ato me lart te konsumuara publikisht-te djathte e te majte, ne burg ka qene vec kryetari i opozites se kohes Fatos Nano, teresisht i pafaj per akuzat e ngritura ate kohe-1993, por per nevoje politike te pushtetit te Sali Berishes, per te shtypur e dhunuar barbarisht alternativen; Kurre, jo se jane provuar te pafaj, por sepse nuk jane hetuar kuuuuurre, nuk jane gjykuar kuuuuurre ndershmerisht, me drejtesi e si te barabarte para ligjit! Eshte tallese, fyese, neveritese, ta shpif, eshte pa rast te ngjashem ne evrope qe kryeministri e ministrat pergjegjes ne vrasjet e Gerdecit e Bulevardit, qendruan ne detyre, nuk u dorehoqen e akoma nuk kane marre pergjegjesi, nuk kane kerkuar as falje, nuk u pyeten, hetuan e gjykuan, por dominojne politiken, perdorin statusin e tyre politik per te bindur prokurore e gjykates ende ne sistem qe ti mbrojne dhe, mbrojne nga reforma ne drejtesi cdo prokuror e gjykates te varur prej tyre, te korruptuar e qe ju sherben;
Sulmojne reformen cep e me cep, qofte duke qeshur per te fshehur friken e me fjale pa kuptim sic ben njeri, qofte duke puthur Kushtetuten sic gjahtari ciften dygrykeshe sic ben tjetri, qofte barbarisht, haptazi e dhunshem sic kumbari qe i ben bashke ne zgjidhjen totale per ta: Destabilizimin e rendit kushtetues ne vend! 4.Kjo qe po ndodh keto dite eshte beteja e fundit, finale, kunder reformes ne drejtesi! Betejat e vogla kane ndodhur gjithnje ne perpjekje per te kushtezuar reformen, vendimet per te, voten me ngjarje te tjera ku eshte dashur prezenca e tyre; I kane humbur! Bllokimi ka ndodhur por eshte mundur! Aq deshperim ju ka sjelle pafuqia perballe reformes sa i shtyu ne aktin ekstrem-daljen nga institucionet, kthimin ne nje organizate te dhunshme qe synon ndaljen e reformes me zjarr e flake mbi institucionet! Aq e verber eshte lufta kunder reformes sa edhe shiu kur mungon, domatja kur nuk shitet, qepa kur nuk ka cmim, rruga kur nuk mbaron, uji kur nuk vjen ne orar, termeti kur ndodh, pandemia kur perballohet-njerezit, zbatojne rregullat, spitalet nuk kolapsojne, sherbejne, viktimat jane ne minimum, droga kur kapet, banditeve ju sekuestrohet pasuria, stadiumi kur shembet, teatri kur ndertohet, opera nis te kendoje, zgjedhjet kur duhet te mbahen, kthehet ne ceshtje politike per tu kushtezuar, bllokuar, negociuar, ndryshuar, copetuar reformen ne drejtesi!
Kjo nuk eshte politike! Nuk ka asgje parimore, asgje qe i vlen njerezve te zakonshem, Shqiperise dhe integrimit te saj Kjo eshte nevoje personale, individuale e disa njerezve bere sa nje grusht per te njejtin hall; Duan prokuroret e gjykatesit e tyre, nuk rrojne dot si politikane pa ta! Pa ta jane pa pushtet, pa status, Jane te barabarte me njerezit e barazia si njerez te zakonshem para ligjit, per ta eshte vdekje! Do ishte krejt normale qe ata te militonin e permbushnin mandatet ne perputhje me ligjin.Por nuk ka qene keshtu, ligji per ta nuk eshte menyre jetese, shkelja e tij dhe perfitimet e paligjshme nga ky akt, eshte ves. Vesi del me shpirtin-thone, por nuk duhet te jete keshtu; Vesi duhet te dal me drejtesi te barabarte per te gjithe!
5.Partia Socialiste eshte ne shenjester te Sistemit prej reforme ne drejtesi! Ka qene, eshte! E thashe me lart, reforma ne drejtesi eshte akti me i larte i kurajos ne 30 vite te saj, ne keto dy mandate eshte vepra me e rendesishme e saj. Na pyesin per veprat shpesh e me to kane ne mendje ngrehina, sheshe, rruge, ujesjellesa, kanale etj. Por drejtesia e barabarte per nje shoqeri eshte kryeveper. Drejtesia ne te gjitha dimensionet e saj, civile, penale, administrative, hyn tek drejtesia sociale e kjo eshte thelbi per PS! Si socialist besoj fort se; Ps nuk e negocion drejtesine, Eshte si te negociosh te verteten; Nuk negociohet e verteta, As drejtesia! PS e ka vuajtur ne lekure drejtesine e varur, politike e te korruptuar, e ka paguar me mund, sakrifica e gjak!
Pardje, postova ketu fakte mbi dhunen e 1996-tes, ne fillim ne zgjedhje e pastaj si epersi e pushtetit ne rruge, sheshe, hyrje pallatesh, diten e ne erresire; Jane qindra fakte e mijera jete njerezish sulmuar, luftuar e shkaterruar me dhune, barbari deri tek 21 janari ne bulevard. E dini cili ishte reagimi? Ju nuk bete drejtesi, nuk hetuat, nuk gjykuat, nuk ndeshkuat! I kemi bindur njerezit se ne nuk jemi rregjimi i Partise ku ajo jep Drejtesi, as asaj te diktatures e as asaj te Sali Berishes; Sjellja jone me cdo keqberes te majte apo te djathte, kalon nga drejtesia dhe drejtesia kalon nga reforma ne drejtesi, nje standard qe Edi Rama e PS e vendosen me kurajo, e zbatuan, e zbatojne si kerkush tjeter ne kete vend ne 30 vite. Nje drejtesi e re, e paster, e pavarur, e barabarte dhe funksionale per te gjithe. PS, si maxhorance e si qeveri, ka qene e eshte bashke, nuk percahet ne kete angazhim, pergjegjesi politike e qeverisese; Nuk ka asnje lekundje per te! Mos harroni, PS eshte e vetmja fuqi politike ne kete vend me reformen ne drejtesi; Sulmohet, goditet per ta percare, ndare per reformen tani, me synim qe ky te jete fundi i reformes, fundi i perpjekjes per drejtesi te paster, te pavarur nga politikanet, nje pakice biznesmenesh, kriminelet, te barabarte;
Presidenti i Republikes qe po synon kete, synon fundin e reformes por edhe fundin e PS! Do te humbin edhe nje here me shume; Kane bllokuar por jane mundur, e kane provuar edhe nje here me shume por kane deshtuar, nuk kane cenuar dot shtyllat bazike te reformes, nuk kane mbrojtur dot asnje prokuror e gjykates nga rrethi i tyre politik apo i korrupsionit, nuk kane mundur te rimarrin te drejten per te emeruar drejtesine e re! Kane vonuar; Per te hequr cdo mundesi bllokimi e shmangur cdo vonese ketu do jemi, bashke me partneret-SHBA e BE, ekspertet kombetare e nderkombetare qe jetesuan reformen, analizojne objektivat, ecurine, arritjet, burimet, kohen per te pershpejtuar drejtesine per cdo shqipetar.
6. Pabarazia po e mundon shume Shqiperine; Si pabarazi mundesish, si pabarazi ekonomike, si pabarazi sociale-edhe si efekte te drejtperdrejta apo deme anesore te llojit me te keq nder llojet e kapitalizmit qe po ndertojme e nga perfitojme prej 30 vitesh; Kapitalizmit qe nuk ka garant drejtesine! 30 vite qe gjithkush ka shfrytezuar kete e ka vene placke, pasuri duke shkelur ligjin, rregullat, duke tejkaluar keshtu-prej lidhjeve me politiken e krimin, te ngjashmin, shtypur te ndryshmin.
E di, drejtesia e barabarte frymezon! E di-e kam vuajtur si “budallai i fundit”, frymezon edhe modeli i politikanit qe vjedh, pasurohet ne menyre te paligjshme, perdor pushtetin per tu fuqizuar vete por edhe per te bere te madh e te fort ortakun biznesmen apo banditin qe ka per biznes krimin; Jeta e luksit, shtepite sa ne rezidencat e shtrenjta te Tiranes, Lalzit apo Palases, Dhermiut, Ksamilit, makinat e shtrenjta etj konkuron nje jete modeste, me nder e dinjitet, pune te ndershme e lufte te drejte per Drejtesi e Barazi mbi te paligjshmit. Gjithkush zgjedh, ne qe merremi me politike zgjedhim edhe publikisht;
Une nuk do te guxoja te permendja kurre gjykatesin falkone sot, Nese do kisha vrare kater njerez te pafaj ne bulevardin deshmoret e kombit! E beri pergjegjesi dhe kjo ta shpif, e beri dhe asyeja e atij akti barbar te pergjegjesit dhe kjo ta shpif; Nuk di sa nga keta do e bejne deri ne mbremje, ne menyren e tyre e duke i sjelle fjalet e tij te drejta e te ndershme, kunder #ReformesneDrejtesi! Hipokrizi me te madhe se kjo nuk ka! Do kaloje edhe kjo; Tani na duhet te shkoj deri ne fund reforma ne drejtesi, shpresa e fundit per te jetuar te garantuar nga ligji e drejtesia ne kete vend!
Kapitali i akumuluar deri tani ne cdo menyre, ndershmerisht por edhe duke shkelur ligjin-permes favoreve, korrupsionit, krimit, edhe ne kushtet e nje rishperndarje te mundimshme fiskale e sociale, i ka kufizuar mundesite per barazi! Drejtesia e Barabarte, e paster, e pavarur e funksionale eshte shpresa e fundit per BARAZI; Per tu dalluar ne mes pabarazive te mesiperme, per te mos qene “njesoj” te barabarte, si politikan hajdut, minister i korruptuar, zyrtar klient, deputet me fuqi tek paraja e jo vota, fuqi tek krimi e jo tek populli, i majte apo i djathte qofsh!Barazia, Drejtesia, Drejtesia e Barabarte eshte frymezimi i vetem per tu marre ende me politike!