Në të gjithë botën, shkencëtarët janë futur në garën e vaksinës kundër Covid. Një nga sfidat do të jetë prodhimi i sasive të mëdha dhe shpejt. Nëpërmjet metodave të sofistikuara të kultivimit, dhe me përdorimin e bimëve të tilla si duhani, si biofaktorë, prodhimi i vaksinave dhe antitrupave të përshtatshëm mund të përshpejtohet.
Nga bima tek ilaçi
Projekti Europian Newcotiana, i koordinuar nga Instituti i Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Valencia, po aplikon teknologji të përparuara të kultivimit në bimët e duhanit, në veçanti për varietetin Nicotiana Benthamiana- siç është teknologjia Crispr.
Shkencëtarët kanë arritur t’i kthejnë këto bimë në biofaktor dhe të prodhojnë molekula të mpiksura. Projekti përfshin 19 partnerë në shtatë vende evropiane dhe Universitetin Teknologjik të Queensland në Australi.
Koordinatori i projektit Diego Orzáez shpjegon: “Shumë prej ilaçeve që ne përdorim sot janë nxjerrë nga bimët, por tani falë bioteknologjisë ne jemi në gjendje të imponojmë prodhimin e substancave të tjera në bimë, përveç atyre që prodhohen në mënyrë natyrale. Ne e bëjmë këtë duke futur te ato materialin gjenetik të gjenomit që përmban informacionin për të prodhuar këto ilaçe të reja, të cilat mund të jenë vaksina, antitrupa dhe produkte të tjerë “.
Benthamiana është një lloj i lashtë i duhanit, me origjinë nga Australia, e përdorur gjerësisht në prodhimin e vaksinave dhe antitrupave, përfshirë ato për Ebola. Studiuesit modifikojnë gjenet e saj duke injektuar informacionin e ADN-së në gjethe për të rritur aftësinë e saj për të prodhuar sasi të mëdha të produkteve specifike farmaceutike.
Në rrugën për një vaksinë kundër koronavirusit
Kjo teknikë mund të bëjë të mundur në të ardhmen përdorimin e qelizave bimore dhe limfave për të prodhuar vaksina kundër Covid-19. Kjo qasje ka përparësi të shumta, të tilla si ulja e kostove dhe kohës së prodhimit në masë, por edhe ulje e rreziqeve për studiuesit.
Një teknikë gjithnjë e më popullore
Nicotiana Benthamiana e modifikuar është e aftë të gjenerojë proteina të ngjashme me ato të zhvilluara në një qelizë njerëzore. Kjo është thelbësore për studiuesit, pasi proteinat veprojnë si hyrje në një qelize njerëzore.
Giovanni Giuliano, drejtor hulumtues në ENEA: “Aktualisht ka njëqind grupe në të gjithë botën që janë duke u përpjekur të zhvillojnë vaksinat kundër Sars-Cov-2, ka madje disa grupe dhe madje disa ndërmarrje private që po e bëjnë këtë duke përdorur Nicotiana Benthamiana, këtë “fabrikë” gjenomën e së cilës e kemi sekuencuar.
Për të ndihmuar në zgjidhjen e emergjencës shëndetësore, studiuesit në fakt kanë vendosur të ndajnë gjenomin e bimëve me laboratorët publik dhe privat që janë duke punuar në vaksina dhe terapi kundër Covid-19.