Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh në A2 se frika ndaj koronavirusit ekziston ende, ndërsa vatra kryesore vijon të mbetet Tirana.“Frika ekziston ende dhe ka qarkullim të virusit ende në Tiranë kryesisht. Virusi nuk është zhdukur, nuk është zbehur, por qarkullimi nuk është si në fillim. Aktualisht, ne kemi Tiranën dhe Durrësin, ndërsa Kruja ka një përmirësim të madh. Vatra kryesore mbetet Tirana për të gjithë vendin. Gjatë ditëve të javës, ne kemi të bëjmë me një aktivitet të biznesit, ndërsa fundjava nuk ka lidhje me punën. Më mirë të sakrifikojmë nga pikëpamja e qejfit sesa nga pikëpamja e punës”, u shpreh Bino.
Sezoni i plazhit:Ky është një shqetësim për të gjitha vendet. Grumbullimi nëpër plazhe rrezikon të gjithë Evropën. Duhet të respektohen distancat dhe më pas mund të bëhet plazh. Unë nuk them se nuk duhet shkuar në plazh, por në qoftë se do të ruhen distancat, çdo mjedis është i shëndetshëm. Udhëzimet shpesh herë nuk zbatohen. Shumë qytetarë të Tiranës kanë shkuar në fundjavë edhe në jug, pavarësisht se kjo nuk lejohet. Kjo gjë nuk duhet të kishte ndodhur”.
Kush i merr vendimet për masat? Vendimet e fillimit janë marrë nga komiteti i ekspertëve dhe një pjesë e vendimeve të mëpasshme janë marrë nga komiteti i ekspertëve. Komiteti i ekspertëve nuk merr vendime, por jep sugjerime. Ekspertët sugjerojnë në bazë të indikatorëve të ndryshëm dhe vendimet i merr qeveria. Ligji jonë parashikonte mbylljen e grumbullimeve, të cilat ishin të parashikuara për pandeminë dhe në këtë moment është zbatuar vetëm ligji.