Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar mëngjesin e sotëm abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë. Duke e cilësuar si tregun monopol, Braçe me një vëzhgim të bërë vetë dhe përmes regjistrimit nga telefoni, tregon se në këtë treg abuzohet me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty, në një kohë që e kanë marrë nga fermerët e Divjakës, Lushnjes apo zonave të tjera, të cilët e shesin qepën me 20-25 lekë apo pataten me 30-35 leke.