Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në Reformën në Drejtësi, një reagim ka ardhur edhe nga kolegu i saj, përfaqësuesi i BE-së, Luigi Soreca.
Soreca shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe se nuk është koha që të hidhen dyshime lidhur mbi bazat e tij por duhet fokus për rritjen e efikasitetit të saj.
“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj në Bashkimin Europian,”-shkruan Soreca.
Ky reagim vjen pasi Ilir Meta i ka propozuar qeverisë dhe opozitës që të ndërtojnë një ‘Këshill Politik’ me konsensur për të ‘futur duart’ te ligje e Drejtësisë.