U zhvilluan dhe dy takimet e tjera të javës së 27-ë të kampionatit gjerman. Augsburgu turpëroi Shalken me rezultatin 0-3, kurse Lajpcigu nuk tregoi mëshirë ndaj Mainzit duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-5.
Sulmuesi gjerman Timo Verner koleksionoi tripletë personale për këtë takim duke shënuar 3 prej 5 golave të takimit.Me këtë fitore Lajpcigu konfirmohet si forca e tretë e kampionatit gjerman pas Bajern Mynihut dhe Borusia Dortmundit.Për sa i përket Vernerit, ai shkon në kuotën e 24 golave në kampionatin gjerman, 3 më pak se Robert Levandovski i Bajern Mynihut.