Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit ditën e djeshme ku mundësja e wrestler, japonezja Hana Kimura, vrau veten në moshën 22-vjeçare.E reja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.Ajo ndërmori aktin e vetëflijimit pasi u tall dhe fye përmes rrjeteve sociale.Sportistja e re vuajtu nga depresioni me javë të tëra për shkak të mesazheve bullizuese të marra në serialin “House Terrace House”, në të cilën ajo u shfaq për herë të parë në shtator 2019.

“Me keqardhje raportojmë vdekjen e Hana Kimura. Ne kërkojmë respekt dhe kohë në mënyrë që të mund të kuptohet më qartë ajo që ndodhi,” – konfirmoi kompania Stardom, së cilës i përkiste luftëtarja japoneze.Fotografia e fundit e saj në Instagram paralajmëroi ndoshta fundin e saj.Në foto ajo shfaqej me një mace ku krahas shkruante: “Të dua shumë, paç jetë të gjatë e të lumtur. Më vjen keq”.