Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rendi i Ri Botëror ka “korruptuar” “idealet e Internetit”. Sipas tij Rendi i Ri Botëror e shndërroi atë në një “burg global” me “sy për të vëzhguar gjithçka”. Putin e dha këtë deklaratë, ndersa njoftonte se Rusia po krijon një “Internet të pavarur” të ri, që do të jetë i lirë nga prangat e Rendit të Ri Botëror.

Sipas tij Facebook, pas fillimit të algoritmit të ri po bllokon ndarjet e lajmeve, artikujve, lajmeve alternative etj, ndersa miliona abonentë po shikojnë përreth për të gjetur një alternative të vlefshme. Me këtë algoritëm, që bllokon të gjitha lajmet dhe aksionet në grupe, Facebook sipas tij nuk është më një mjet i “lirisë” por tani detyron përdoruesit të sponsorizojnë duke paguar shuma të larta për të shpërndarë lajmet.

Putini denoncon këtë situatë duke deklaruar: “Ajo që dikur ishte një instrument i lirisë për individin, ngadalë bëhet një instrument shtypjeje dhe në thelb, një formë shumë moderne e sk llavërisë”. Putin dhe Këshilli i Sigurimit po zhvillojnë një formë të re interneti, fillimisht për vendet e BRICS.

Sipas tij do të jetë plotësisht i pavarur nga korporatat dhe qeveritë elitare globale. Ky sistem do të përdorej nga vendet e bllokut të BRICS, “Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut”.