Studiuesit e Institutit Italian të Teknologjisë (IIT) në Gjenovë shpikën një byzylyk, që është në gjendje të monitorojë distancën nga një byzylyk tjetër duke sinjalizuar me dridhje nëse personat afrohen më shumë se distanca e rekomanduar.
“Rrjeti inteligjent është një nga idetë teknologjike mbi të cilat IIT ka punuar me qëllim që të vihet në dispozicion të komunitetit, vendit dhe institucioneve në një moment kompleks siç është ai që ne po përjetojmë. Ky zbulim do të lehtësojë përhapjen e COVID-19, duke sinjalizuar personat të respektojnë distancën e lejuar”, tha Metta.