Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler.
Në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare.
“Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”- theksoi Kreu i Diplomacisë së Shqipërisë Cakaj në reagimin e tij.
Gjatë vizitës zyrtare, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri