Mbrëmjen e së enjtes në të gjithë territorin e vendit ka pasur një erë të fuqishme ndërkohë që temperaturat ishin të larta, por intesiteti i saj do të bjerë në të gjithë territorin.
Ditën e djeshme por e sot temperaturat kanë kaluar 30 gradë celcius.
Meteorologia Adiola Bami teksa ka folur për News24, tha se temperaturat do të vijojnë të rriten. Ndërsa gjatë muajit maj Bami tha se nuk të ketë reshje shiu, por do të jenë prezentë në qershor.
“Kemi pasur jo vetëm temperatura të larta por edhe erë të fortë në territor. Intensiteti i saj do fillojë duke rënë sot gjatë pasdites jo vetëm në territor por dhe në det të hapur. Era nga drejtimi jugor paraqitet problematike. Temperaturat janë 10 gradë më të larta se normalja për muajin maj. Stinën e verës po e përjetojmë dhe në pranverë. Parashikohet që vera të jetë e nxehtë pasi parashikohen disa valë të të nxehtit afrikan. Muaji maj nëse e krahasojmë me majin e 2019 kemi prezencë të pakët të reshjeve. Majin e vitit të kaluar ka pasur 2-fishin e reshjeve. Në qershor do të ketë reshje më të dukshme. Ndërsa korriku dhe gushti parashikohet të kenë shumë pak reshje.”- tha Bami.