Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdûkur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.Në portalin botëror për fëmijët e zhdûkur, Global Missing Children’s, mes rasteve të shumta të fëmijëve, që ende rezultojnë të zhdûkur, janë edhe tre shqiptarë.
Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhdûk në vitin 2010. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.“Bleona është zhdûkur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djègie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.
Po ashtu i zhdûkur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdûkur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.Matteo Bejaj është zhdûkur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011./balkanweb