Getinjo ka zbuluar se te fiziku i një femre vlerëson shumë sytë, pasi sytë janë pasqyrë e shpirtit. “Komplimenti më i bukur që i kam bërë një vajze është “Sytë i ke shumë të bukur”, unë fokusohem shumë te sytë, sytë janë shpirti i njeriut”, u shpreh reperi.
I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cilat janë tre tiparet që duhet të ketë partnerja e ardhshme, Getinjo tha: “Karakteri i fortë, të mos dorëzohet, e dyta mençuria dhe e treta njerëzia.”