Përfaqësuesja e Organizatës Botëorere të Shëndetësisë në Shqipëri Bettina Menne, deklaroi se Shqipëria ka marrë masat të shkëlqyera për menaxhimin e COVID-19. Në një intervistë për RTSh Menne thotë se situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme.

“Isha shumë e kënaqur që po vija me mision pune në Shqipëri. Është një vend mesdhetar dhe janë ndërmarrë shumë masa me qëllim zvogëlimin e rasteve me COVID-19. Unë i perceptova këto masa si një lëvizje fantastike nga të dyja palët, edhe nga qeveria edhe nga secili qytetar. Pavarësisht luhatjeve të rasteve ditore dhe përqëndrimit të këtyre rasteve në tre katër rajone, situata epidemiologjie e COVID tashmë duket e qëndrueshme. Po kështu edhe numri i fataliteteve, për më shumë se dy javë ka qënë i qëndrueshëm ndërsa për familjet e personave që kanë humbur jetën shpreh keqardhjen time”, tha përfaqësuejsa e OBSH.Duke e krahasuar me Gjermanin qe sipas Menne ishte vendi që menaxhoi më mirë përballjen me COVID-19 nga vendet Europiane, drejtuesja e OBSH në Tiranë shprehet në Shqipëria ka pasur vdekshmëri me të ulët edhe se Gjermania.

“Krahasuar me Gjermaninë, që është edhe vendi nga ku unë vij dhe që e ka menxhuar më mirë epideminë ndër vendet e BE, shkalla e vdekshmërisë për Shqipërinë ishte 11 për 1 milion banorë ndërsa në Gjermani është 98 për 1 milion banorë. Pra nëse Shqipëria do të vijojë kështu, do të ishte vertetë e mrekullueshme”, tha Menne.Sa i përket fazës së hapjes Menne thekson se me hapjen e vendit dhe duke parë atë që po ndodh, është shumë e nevojshme të jemi ende shume të kujdesshëm për të shmangur rritjen e numrit të rasteve të reja të infektuar. Përfaqësuesja e OBSH në Tiranë nënvizon se OBSh ka vendosur 6 rekomandime strikte për këtë hapje që duhen mbajtur shumë në konsideratë.