Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 153 viktima nga koronavirusi për një total prej 31 763.Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2605 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 122810.Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 875 raste të reja pozitiv për një total prej 224 760.Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 39 viktima, shifra më e ulët prej dy muajsh, për një total prej 15.450 nga fillimit të emergjencës shëndetësore.
Rastet e reja pozitive në rajon sot ishin 399 kurse numri i të shëruarve ishte 402.Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Lombardi është 84,518.Në kujdesin intensiv në Lombardi sot ka tetë më pak pacientë, gjithsej 268. Janë 184 më pak persona të shtruar në spital që nuk janë në kujdesin intensiv.