13 Maj, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook, një video-mesazh të shkrimtares së njohur Diana Çulli, e cila ju ka bërë apel qyetarëve të respektojnë distancimin fizik për të fituar edhe në këtë fazë të dytë.
“Po vijmë në një fazë të dytë të kësaj beteje që ka qenë e vështirë. Shpresojmë ta kalojmë ashtu siç kaluam dhe fazën e parë. Të gjitha gjestet tona të bukura të traditës, dashurinë që tregojmë për njëri-tjetrin, afërsinë do mundohemi të mos e bëjmë në mënyrë konkrete; të rrimë pak më larg. Ky do të jetë dhe kontributi jonë për të shpëtuar shoqërinë dhe njerëzit tanë të shtrenjtë”, thotë Çulli në mesazhin e saj.