Aktorja e njohur Olta Gixhari është shtatzënë për herë të parë. Lajmi u përhap fillimisht në mediat rozë, ndërsa më tej erdhi konfirmimi prej vetë aktores.
Gjithçka duke publikuar një fotografi pasionante me partnerin e saj, të përqafuar të shtrirë buzë detit.
“Mami dhe babi”, shkroi Olta si diçiturë të fotografisë, duke konfirmuar pritjen e ëmbël.
Nuk kanë munguar komentet në fotografinë e publikuar nga Olta.
“Urime! Çun e paske se qenke prishur në fytyrë, të vijë shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan ndjekësja dhe Olta i ka kthyer një përgjigje.
”Po ku ma sheh fytyrën?”.
Olta edhe kësaj radhe u tregua e kujdesshme që të mos e zbulojë fytyrën e partnerit, me të cilin është e lidhur prej disa vitesh.