Lajm i hidhur për Milanin, ai i djeshmi në stërvitje. Zlatan Ibrahimovic u lëndua gjatë ndeshjes brenda grupit, paraditen e së hënës, teksa tentoi një shkëputje për të arritur topin e pasuar nga një shok i skuadrës. Atë moment ndjeu shqetësim serioz në pulpën e këmbës. Dhimbjet e përziera me zemërim nuk e kanë siguruar ambientin kuqezi, plot ankth dhe në pritje për të ditur gjendjen e vërtetë të sulmuesit suedez.

Në orët e ardhshme, ekzaminimet mjekësore do të hedhin më shumë dritë mbi shkallën e dëmtimit. 38-vjeçari u largua nga fusha me ndihmën e punonjësve sanitarë, teksa e la “Milanello” me shqetësim të dukshëm. Hipoteza e parë është për një tërheqje, por “Sky” ka frikë se telashet mund të rezultojnë më serioze nga sa pritet dhe kjo do ta detyronte suedezin të pushonte gjatë, me rrezikun konkret se sezoni ka përfunduar për të.

Në moshën 38 vjeç e gjysmë, në të vërtetë, është e vështirë të imagjinohet një rikuperim i shpejtë i një problemi të mundshëm serioz fizik (u fol për dëmtimin e tendinës së Akilit, por ky fakt nuk konfirmohet nga Milani), aq sa dikush tashmë po spekulon përfundimin e sezonit me “Djallin” dhe mosrinovimin e kontratës, që skadon në qershor. Pra, lajme të këqija për Ibrën dhe Milanin, në funksion të rifillimit të kampionatit, që duket se po afron dhe një kalendar i ngjeshur i pret. Kuqezinjtë do të duhet të ndjekin kualifikimin në Europë.