Ministria e Financave dhe Ekonomisë lajmëroi se çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë, mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës. Nga sot është lehtësuar procesi për verifikimet e individëve dhe tregohet procedura për plotësimin e formularëve për të marrë ndihmën ekonomike.

Njoftimi:“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID.Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve.Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës.Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën.“, thekson ministrja.