Mjeku Tritan Kalo i ftuar në emisionin ‘Kjo javë” në “News 24” deklaroi se shqiptarët do të shfrytëzojnë edhe detin për plazh.Kalo tha se duhet të respektohet distancimi social, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të kenë kujdes për higjenën e ujit sidomos, që në det të mos ketë ujëra të zeza, por ujë sa më të pastër.
“Jam shumë optimist real. Këtë optimizëm real duhet t’ua përcojmë edhe njerëzve. Gjithë popullata jonë ka një mirëbesim. Nëse mirëbesimi shkelet, atëherë do kemi për fat të keq regres. Do të shijojmë diellin, por duhet shumë kujdes.Duhet bërë kujdes edhe për higjenën edhe për ujërat në det. Prsh ujërat e zeza që janë në det duhet të eliminohen. Duhet bërë klorinimi i ujit ne pishina. Klori i mjaftueshëm është mirë, ndërsa klori i tepërt ka pasoja”, tha mjeku Kalo.