Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po vijon investimet për rritjen e produktivitetit dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimit. Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ka nisur puna për skanimin dhe indeksimin digjital të regjistrave fizik .

“Projektet e sistemet për të cilat ne po investojmë sigurojnë informatizim e modernizim të proceseve të punës. Investimet janë në pajisje të gjeneratës së 10-të, me servera modernë, kapacitet prej 120 TB, switch dhe UPS 6000 VA për volumin e madh të informacionit , për regjistrat e lejeve të drejtimit dhe të mjeteve nga të gjitha drejtoritë rajonale, ku të dhënat do të hidhen online duke lehtësuar proceset e kërkimit të informacionit”, tha ai.