Sassuolo është ekipi i parë që ka konfirmuar se do të rikthehet në stërvitje ditën e hënë. Ata do të stërviten në rajonin e Emilia-Romagna. Klubi i Sassuolos është i pari që thyen akullin, ndërsa Parma e SPAL kanë konfirmuar se janë ende në pritje dhe nuk do të dalin në stërvitje.
“Sassuolo njofton se prej të hënës, me datë 4 maj, lojtarët tanë do të rinisin përgatitjet në mënyrë individuale. Futbollistët do të lejohen vetëm të zbresin në fushën e lojës me rregullat e distancimit social.
“Stërvitjet individuale do të vazhdojnë nga e hëna në të premte. Ne do të përdorim 3 fusha dhe lojtarët do të stërviten 6 vetë për 1 orë. Një lojtar për gjysmëfushe. Hyrja në Mapei Football Center dhe parkimi do të vazhdojë të jetë i ndaluar”, – shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.