Megjithëse koronavirusi vijon të jetë ende aktiv në të gjithë botën, shtetet kanë filluar të ndërmarrin disa masa lehtësuese. Lëvizja e qytetarëve bëhet në fasha orare më të zgjatura dhe shumë aktivitete pubike e private, kanë rinisur punën, pas një pauze dy mujore.

Mirëpo, shumë krerë të vendeve perëndimore, janë shprehur se deri sa të zbulohet vaksina, na duhet që të bashkëjetojmë me virusin, ç’ka nënkupton që kujdesi i qytetarëve duhet të jetë maksimal

Sakaq, gjigandi mediatik spanjoll “El Pais”, ka publikuar fotot më të mira të ditës, që kanë lidhje me pandeminë dhe në to nuk ka munguar Tirana, nën objektivin e fotoreporterit Gent Shkullaku. Më konkretisht, Shkullaku, ka pasqyruar mënyrat e reja, që janë vendosur nëpër shkolla, për të ruajtur distancimin social mes nxënësve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni foto-galerinë e mëposhtme.