Skenarët e luftërave, apokalipset pa rrugëdalje, episodet e trishtueshme dhe të zymta që na prekin vetë ne, apo personat që duam. Nëse këto skena janë në rendin e ditës në ëndrrat tuaja, mos u shqetësoni sepse nuk po çmendeni, po u ndodh të gjithëve.
Jeta e përditshme reflektohet në mënyrë të pashmangshme edhe në veprimtarinë e ëndrrave tona, ndaj nuk është për t’u habitur që situata e vështirë që po përjetojmë në ditët e Coronavirus ndikon gjithashtu në ëndrrat tona.
Pra, nëse vini re dallime në cilësinë e gjumit dhe aktivitetin e ëndrrave në krahasim me para urgjencës së Covid-19, dijeni që gjithçka është normale. Makthet e natës në veçanti lindin nga gjendja shpirtërore. Edhe pse ne përpiqemi të buzëqeshim dhe jemi shpresëplotë, se të gjitha këto së shpejti do të përfundojnë, është e pamohueshme që shqetësimi dhe frika të përhapet brenda nesh.
Dhe ëndrrat në këtë rast nuk paraqesin asgjë tjetër, përveç një mënyrë komunikimi, tonën, e cila shfaqet gjatë natës përmes një gjuhe të paprecedentë, të bërë nga imazhe. Mendimet më të thella dalin në pah nën episodet e frikshme dhe të pakuptueshme. Realiteti ynë i brendshëm manifestohet në forma të panjohura.
Tani që po jetojmë një realitet krejt tjetër nga ai që dinim, gjithçka ka ndryshuar. Ky izolim i detyruar e vë në provë mirëqenien dhe marrëdhëniet tona dhe distanca me njerëzit që duam po bëhet më e rëndë. Të ndiesh ankth, edhe nëse është fshehur mirë, është më se normale.
Të gjitha ndjenjat që kemi brenda nesh dhe që ndoshta mundohemi t’i shtypim për të na bërë më të fortë dhe për të mos shqetësuar njerëzit që kemi larg, manifestohen pikërisht veprimtarisë sonë të ëndrrave.
Megjithë momentin e izolimit të detyruar, ka nga ata që arrijnë ta shndërrojnë dramën që po përjetojmë në ëndrra pozitive, mbase falë shpresës që përhapet në zemër dhe shpirt. Por ka nga ata që pësojnë trauma në një mënyrë tjetër dhe e nxjerrin përmes ëndrrave.
Të gjithë reagojnë ndryshe, kjo është e qartë. Një e dhënë që e konsideron jetën si ëndrra. Nëse ngarkesa e shqetësimeve është shumë e lartë dhe nuk menaxhohet, nuk është për t’u habitur që ndodh pikërisht teksa jemi duke fjetur.
Njerëzit e tjerë përdorin burimet personale për të rubajtur ekuilibrin dhe kështu, para se të shkojnë të flenë mes ëndrrave të ditës dhe mendimeve pozitive, ata gjejnë forcën për të vazhduar më tej.
Pra, ne mësojmë gjithashtu të merremi me emocionet tona dhe të përpiqemi të shfrytëzojmë situatën e jashtme për të hapur një dialog të brendshëm. Duhet të bëjmë hapësirë për mendime pozitive dhe shpresë, edhe ëndrrat tona do të përfitojnë. / meb.al