Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. Ai ka bërë me dije se Kuvendi do t’u dhurojë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”,

“Asnjëherë kombi nuk është zgjuar me kaq mirënjohje sa sot, për ju, motra dhe vëllezër infermierë të Shqipërisë. Sepse sot ju nuk jeni thjesht 13 mijë profesionistë që u shërbeni të sëmurëve. Sot Shqipëria u shpreh mireënjohjen 13 mijë luftëtareve dhe luftëtarëve në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, kundër pandemisë që ka izoluar miliarda njerëz në botë. Të gjithë kontribojnë në këtë betejë, por ju jeni parzmorja e kombit për mbrojtjen e jetëve njerëzore në këto ditë të vështira. Gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, të moshuarat dhe të moshuarit e Shqipërisë nuk do ta harrojnë kurrë përkushtimin dhe vetëmohimin tuaj. Sot, drejtues të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, do t’u dhurojnë nga një karafil 375 infermiereve dhe infermierëve që shërbejnë të Shërbimi Infektiv, Urgjenca Kombëtare dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”, në shenjë mirënjohje për vetëmohimin e tyre për mbrojtjen e jetëve njerëzore. Ju e bëtë dhe po e bëni detyrën tuaj. Tani ne duhet të bëjmë detyrën ndaj jush.”, shkruan Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.