Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës për Teatrin, ndërsa u shpreh se do ta kishte shpallur ditën e djeshme ditë zie kombëtare. Kujtojmë se qeveria e Sali Berishes në vitin 2007, e la godinën e Teatrit Kombëtar jashtë listës së Monumenteve të Kulturës.
“Gjenocid kulturor, riktheu skenat e viteve ‘60 kur kisha xhami hidheshin ne erë nga etërit e Ramës dhe Rama ndërtonte lumturinë e tij me ikonat e vjedhura në këto kisha. Shembja ishte zhdukja e simbolit historik dhe kulturor më të shkëlqyer që kishte Tirana. Zhdukja e bizhusë së këtij kryeqytetit ishte një vlerë e paçmuar për Tiranën dhe Shqipërinë. Është një ditë zie, unë do shpallja zi kombëtare për rrafshimin e simbolit të Tiranës. Sot kam dal të përshëndetem dhe të përulem para qytetarëve që qëndruan të pamposhtur”, tha Berisha për gazetarët. Tiranapost/