Plazhet në të gjithë Evropën filluan rihapjen dhe kontinenti po përgatitet për ndeshjet e para të mëdha të futbollit në ligë brenda më shumë se një muaj.Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar vendet që kanë lehtësuar masat e bllokimit se tani duhet të jetë një “kohë për përgatitje, jo festim”, për të shmangur një rritje vdekjeprurëse të infeksioneve të reja në dimër.Por ndryshimet sugjerojnë se ka shpresa për të shpëtuar sezonin e turizmit veror, të paktën për udhëtarët që vijnë nga vendet që kanë pasur disi sukses në luftën me virusin.
Italia do të lejojë udhëtimin ndërkombëtar nga 3 qershori, dhe Greqia ka thënë se shpreson të hapet përsëri për turistët e huaj nga korriku.Në të gjithë botën sëmundja janë infektuar më shumë se 4.5 milion njerëz dhe kanë humbur jetën mbi 300,000.