Tiranë, 2 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka falendeuar ekipin e kujdestareve për punën dhe impenjimin gjatë gjendjes së emergjenës në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Duke shprehur mirënjohjen e saj, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se ekipi ishte izoluar për 50 ditë edhe larg familjarëve të tyre në Shtëpinë e të Moshuarve dhe ditën e sotme kujdestaret janë ndërruar më një tjetër ekip.
“Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues?
Shumë faleminderit për punën e palodhur Zamira, Zeqirie, Filloreta, Kumrije, Lindita, Xhevrie. Forca ekipi i ri që nga sot merr stafetën?? #Mbrojmë shëndetin e gjyshërve????
Krenare për #sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social??”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.