Ky është horoskopi për ditën e shtunë 16 maj 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft të favorshëm, ndaj mundohuni që të shmangni diskutimet. Në punë do të ketë një zhbllokim.

Demi

Në dashuri do të ketë ende probleme, të mbartura nga ditët e kaluara. Në punë, kokëfortësia juaj do ju vijë në ndihmë, duke iu nxjerrë nga një situatë. Megjithatë lodhja do të ndihet.

Binjakët

Do të ndiheni të tensionuar dhe të mbushur me nervozizëm. Duhet të bëni kujdes me paratë, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet. Projektet e reja në punë, do të jenë mjaft të favorshme.

Gaforrja

Nëse ka patur probleme dhe debate në dashuri, tashmë do kenë mundësi që të zgjidhen. Për gjithë ata që janë në punë, do të ketë zhvillime pozitive. Ndoshta është momenti që të guxoni pak më shumë.

Luani

Dashuria do të jetë më e favorshme, tashmë që Hënën nuk do e keni kundër. Do të arrini që të zgjidhni disa probleme, por disa persona nuk do të jenë në anën tuaj. Në punë duhet të bëni atë që është e rëndësishme dhe të mos humbeni pas marrëzive.

Virgjëresha

Në dashuri do të duhet kujdes, pasi Hënën do e keni kundër. Çiftet mund të përballen me probleme. Në punë, mund të hasni në vështirësi dhe vonesa.

Peshorja

Nëse ka diçka që nuk ecën, flisni pa vonesa. Gjatë kësaj dite mund të ketë tension. Bashkëpunimet dhe raportet me të tjerët, janë mjaft të favorshme.

Akrepi

Marsi dhe Hëna do ju vijnë në ndihmë, duke favorizuar raportet në dashuri dhe me të tjerët. Mund të keni takime romantike, por mbani parasysh se Venusi do të jetë neutral. Bëni kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Gjatë kësaj të shtune do të ndiheni mjaft të lodhur dhe tensionuar. Në raportin në çift ka një moment, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm, shkruan noa.al. Në punë duhet t’i menaxhoni gjërat me qetësi.

Bricjapi

Kjo do të jetë një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku Hëna do të jetë në favorin tuaj, ndaj mos i zvarrisni çështjet sentimentale. Nëse keni luhatje në raportin në çift, mundohuni që të bëni paqe me njeriun që doni. Puna do të jetë mjaft e favorshme.

Ujori

Keni nevojë për më shumë qetësi dhe pushim, pasi gjatë këtyre ditëve stresi dhe lodhja ka arritur kulmin. Në dashuri, nuk do arrini që të kënaqeni. Mund të përballeni me një ndryshim të rëndësishëm në jetë, ndoshta për shkak të punës.

Peshqit

Në dashuri do të jeni të pavendosur, ndoshta për shkak se jeni në pritje të një përgjigje ose për shkak se nuk dini të zgjidhni. Mundohuni që të ruani qetësinë. Ky është një moment i mbushur me zgjedhje të rëndësishme, sa i takon karrierës.