Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet tuaja. Mund të hasni në probleme lidhur me punën, për shkak se mund t’iu kenë kërkuar shumë.
Demi Hëna dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm, duke iu dhuruar shumë energji. E enjtja do të jetë tejet pozitive, ku situata do të ndryshojë për mirë. Bëni kujdes në punë, pasi debate dhe probleme të vogla duhen mbajtur nën kontroll.
Binjakët Në dashuri duhet të bëni atë që mendoni se është e drejtë. Ndërsa në punë duhet të vlerësoni mirë mundësitë, në mënyrë që të mos merrni vendime të nxituara. Ju pret një ditë e mbushur me energji.
Gaforrja Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke bërë që ta nisni ditën me këmbën e duhur. Tensioni dhe stresi duhen mbajtur nën kontroll. Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft kreativ.
Luani Në dashuri mund të hasni në probleme lidhur me dyshimet e ditëve të fundit. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve, është momenti për të marrë vendim. Në punë, mund të ndiheni nën presion.
Virgjëresha Në dashuri ka shumë rëndësi që të ketë dialog. Mundohuni që të jeni të rrethuar nga njerëz pozitiv, në mënyrë që të vlerësoni kohën. Në punë mund të ketë ndryshime, të cilat rrezikojnë të krijojnë probleme me të tjerët.
Peshorja Me të lindurit e shenjës së dashit dhe demit, mund të mendoni për plane për të ardhmen. Ndikimi i favorshëm i Saturnit, do ju ndihmojë në bërjen e projekteve të reja. Nëse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, merrni një moment për të reflektuar, në mënyrë që të dilni me konkluzionin e duhur.
Akrepi Ndikimi i kundërt i Hënës mund të krijojë pasiguri ose zënka në dashuri, por gjithçka do të rezultojë e zgjidhshme, shkruan noa.al. Bëni mirë që të reflektoni, para se të flisni apo të merrni vendime. Instinkti mund t’iu tradhtojë.
Shigjetari Me ndikimin e kundërt të Diellit, bëni mirë që të tregoni kujdes. Një ndarje, mund të mos ketë kaluar ende. Kërkesat në punë, do të shkaktojnë disa vonesa, ndaj duhet të tregoni durim.
Bricjapi Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i Hënës, për të zgjidhur disa probleme në dashuri. Në raportet prind-fëmijë mund të ketë tensione. Në këtë periudhë mund të ketë ndryshime lidhur me punën apo vendbanimin.
Ujori Dashuria dhe miqësia janë protagonistet e kësaj periudhe. Në këtë moment kreativiteti do të jetë në kulm. Në punë mund të ketë probleme dhe debate.
Peshqit Ndikimi i kundërt i Diellit, do të krijojë probleme në dashuri. Nga ana tjetër, problemet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta, duke bërë që të ndiheni të stresuar dhe nervoz. Kujdes duhet treguar në debatet lidhur me punën.