Kryeministri Edi Rama vijon që të qëndrojë i palëkundur në idenë dhe projektin për Teatrin e ri kombëtar pas shembjes së godinës së vjetër.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë e ka nisur me një shprehje të një artisti amerikan, që thotë se “Mos mendo për si të bësh art, vetëm bëje. Lëri të tjerët të vendosin nëse është i mirë apo i keq, nëse e duan apo e urrejnë. Teksa ata vendosin bëj edhe më shumë vepra artistike” citon Rama, Andi Warhol.

Shembja e teatrit solli reagime të forta nga një grup artistësh dhe opozita. Ata kërkojnë rindërtimin e teatrit sikur ishte, aty ku ishte. Por Edi Rama premtoi se projekti origjinal sikur ishte parashikuar nga italianët, do të ndërtohet në një tjetër vend me një tjetër funksion për fëmijët.