Ambasadorja amerikane Yuri Kim realizoi një takim ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Kim është fotografuar teksa drejtohej për në kryeministri, e veshur me një kostum të kaltër, bluzë me printe florale ndërsa këpucët në ngjyrë bezhë i kishte kombinuar me çantën.
Me shumë se veshja e diplomates amerikane, kësaj here trëhoqi vëmendjen togfjalëshi që shkruhej në çantën e saj, i cili duket mirëfilli një mesazh drejtuar politikës shqiptare.
‘Ambicie. Respekt. Punë në grup’; janë fjalët që lexohen të printuara në aksesorin e dorës të përfaqësueses amerikane, fjalë të cilat duket se lidhen ngushtë me situatën politike në vend.
Në fakt këtë togfjalësh, ambasadorja e ka përdorur që në fjalimin e parë kur mori zyrtarisht detyrën si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.