Gjermania është bërë vendi i fundit që ka lehtësuar masat e saj kufizuese të karantinës, por në të gjithë Europën, parukjerët po ndiejnë se rihapja e dyqaneve të tyre është më e komplikuar se bizneset e tjera. Asnjë zonë pritjeje, pa revista, pa prerje të thata dhe maska për fytyrën si për klientin ashtu edhe për parukjerët. Sallonet në Gjermani tani mund të hapen për herë të parë që nga bllokimi që filloi në 23 Mars por nuk do të jetë biznes si zakonisht. Rregullat e nxjerra nga ministritë gjermane për ekonominë dhe për çështjet sociale gjithashtu përfshijnë distancën prej 1.5 metra ndërmjet klientëve dhe nuk do të ketë krehje në të thatë.
Dorezat duhet të vishen derisa flokët e një klienti të lahen (për të hequr ndonjë baktere), por mund të hiqen vetëm për prerje. Ndalohen bisedat ballë për ballë, dhe sipas rregullave çdo komunikim rreth prerjes ose ngjyrës duhet të bëhet përmes pasqyrë. Organi rregullator thotë se rregullat janë të domosdoshme sepse për nga natyra e tij parukjerja është shumë intime dhe për pasojë ka më shumë risk.
Rregullat e reja të Gjermanisë: Prerjet do të zhvillohen vetëm me takim të paracaktuar për të shmangur pritjet e klientëve në sallon Klientët dhe parukjerët duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metra, përveç kur ndodh prerja e flokëve Të dyja palët do të duhet të mbajnë maska për fytyrën
“Komunikimi i drejtpërdrejtë” nuk lejohet – diskutimi për stilin e flokëve, ngjyrën etj. duhet të bëhet përmes një pasqyre dhe të ruhet gjithnjë një minimum distance Asnjë krehje me tharje në të thatë, nëse është e mundur Duhet të qarkullohet ajri i freskët, i cili sipas rregullave duhet të jetë 100m3 / orë për parukjer Gërshërët dhe mjetet e tjera duhet të dezinfektohen plotësisht midis përdorimeve, si dhe karriget e klientëve
Mantelet e flokëve duhet të lahen pas çdo përdorimi dhe, nëse është e mundur, duhet të vendosen edhe mantele një përdorimesh sipër tyre Klientët duhet të lajnë duart kur hyjnë në sallon. (BBC)