73 ushtarakë të Komandës Mbështetëse shqiptare janë bërë pjesë e nismës humanitare të dhurimit të gjakut ditën e sotme. Kronavirusi nuk i ka penguar që ata të ndihmojnë personat që kanë nevojë për lëngun e jetës, gjakun.Presidenti Meta ka përshëndetur këtë gjest të tyre duke shprehur mirënjohje për solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira.

“Përshëndes 73 ushtarakët e Komandës Mbështetëse, të cilët u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë. Krenar për Forcat tona të Armatosura! Dhurimi i gjakut shpëton jetë!”, ka shkruar Meta.