Princi belg Joachim testoi pozitiv për koronavirusin pasi mori pjesë në një aheng në Spanjë.
Djali më i vogël i Princeshës Astrid, një princ 28-vjeçar, dyshohet se kontraktoi infeksionin në një event në Kordoba, por arsyet pse ai shkoi atje nuk janë sqaruar.
Informacioni i parë se ai kishte një anëtar të sëmurë në familjen mbretërore belge u botua nga uebfaqja spanjolle El Cofidencial, duke siguruar si provë një dokument zyrtar të autoriteteve andaluziane.
Mediat belge konfirmuan informacionin se Princi Joachim ishte në Spanjë, se ai ishte i infektuar porse kishte simptoma të buta të sëmundjes, raporton BBC.
Gjithashtu u konfirmua që princi udhëtoi për në Spanjë, dhe se arsyet ishin të një “natyre profesionale”.
Edhe pse mediat spanjolle dhe belge nuk janë dakord për numrin e njerëzve që ishin në event, spanjollët pretendojnë se kishte 27 të ftuar, gjë që do të bënte që princi të mos shkelte rregullat e karantinës, dhe belgët thonë se ishin rreth dhjetë prej tyre dhe se princi nuk shkelte masat e përcaktuara. Në çdo rast, të gjithë ata që ishin në atë event tani janë në karantinë, sipas BBC.